Prindërit iu ndanë, djali pëson fatk.eqësinë e pamenduar

Kur prindërit ndahen, fëmija i vuan të gjitha pasojat.

Kështu, një djalë ndenji më shumë se 2 vjet pa e parë të atin, se e ëma nuk donte.

Gjykata e Kasacionit la në fuqi një vendim të Gjykatës së Apelit të Torinos që dënonte nënën e divorcuar për pengimin e marrëdhënies së djalit të saj me babain e tij.

Brenda dy vjet e gjysmë, gruaja e kishte lejuar ish-bashkëshortin e saj ta shihte fëmijën vetëm tri herë. Fëmija do të marrë 5,000 euro në kompensim për “dëmtimin e të drejtës për dy prindër”.

Në ankesë, nëna pretendonte se ishte “padrejtësisht” e dënuar me kompensim, sepse “ajo gjithmonë kishte bashkëpunuar për të bërë takime të mundshme me të atin, ndërkohë që pikërisht djali i saj nuk donte ta shihte babanë e vet dhe të kërkonte në çdo takim edhe praninë e nënës “.

Por gjyqtarët e Kasacionit refuzuan ankesën.