Priste fëmijën e parë, 30-vjeçares shtatzënë i ndodhi gjëma sot

E kot nuk i thonë pritje e ëmbël. Por për një vajzë 30-vjeçare e cila e kishte shtatzaninë e saj të parë, nuk ishte kështu.

Ajo humbi shikimin në njërin sy gjatë shtatzënisë për shkak të një t.umori në gjëndrën e hipofizës.

E reja, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, nisi të kishte probleme me shikimin në syrin e majtë dhe dhimbje të forta koke pas javës së 34 të shtatzënisë.

Mjekët zbuluan se shkaku ishte një tumor i vogël që po prekte nervat e saj optike. 30-vjeçarja, sipas asaj që shkruan DailyMail, nuk shkoi të vizitohej derisa ishte gati 37 javësh. Fillimisht mjekët dyshuan se bëhej fjalë për një çekuilibrim hormonal, por pasi skanuan trurin gjetën masën prej 10x11mm që po shtypte nervin e majtë optik.

Pacientja lindi një djalë, 3 ditë pasi kishte vajtur për ndihmë mjekësore, me anë të lindjes cezariane. Pas lindjes, shikimi i saj vijoi të ishte i keq dhe masa në tru e njëjtë. Mjekët ia hoqën tumorin nga hunda, një muaj pas lindjes.

*Ekspertët që trajtuan 30-vjeçaren paralajmëruan se shtatzënia mund të shkaktojë si humbje të përkohshme, ashtu edhe të përhershme të shikimit. Gjëndrat e hipofizës që gjenden në bazën e trurit, normalisht zmadhohen gjatë shtatzënisë, por nuk shkaktojnë simptoma. Nëse zmadhohen më shumë se zakonisht, ose në këto gjëndra formohen tumore, mund të çojnë në prekjen e nervave optike dhe për pasojë humbje të shikimit.