Pritet kaos total, ja çfarë do bëjë opozita këtë të enjte

Protestat e opozitës vijojnë.

Edmond Spaho nga PD u shpreh se opozita nuk bojkoton zgjedhjet, por kërkon kushte për mbajtjen e tyre. Ai tha se protestat do të përshkallëzohendhe nga e enjtja do të bllokohen akset kombëtare.

“Qëndrimi ynë po vjen duke u përshkallëzuar. Opozita është sot mazhoranca reale. Përshkallëzuar qëndrimin tonë këto ditë, duke deklaruar se nuk regjistrohemi në zgjedhje për sa kohe të realizohen kushtet. Ne nuk jemi kundër mbajtjes së zgjedhjeve vendore. Ne do të ishin të gatshëm të hynim në çdo palë zgjedhje pa Edi Ramën. Por zgjedhjet e 30 qershorit tashmë janë djegur, nuk ka më kohë për t’u mbajtur.

Ne nuk po bojkotojmë, por duam kushte për mbajtjen e zgjedhjeve. Ne do të vazhdojmë me protesta dhe ato do të përshkallëzohen. Duke filluar nga e enjtja do të fillojmë me bllokimin e rrugëve, akseve kombëtare në të gjithë vendin për një periudhë kohe të caktuar, një orë. Më vonë, do të rritet edhe koha e bllokimit”, tha Spaho.