Pritet me duartrokitje në gjykatë djali shqiptar që bëri gjestin drastik ndaj të atit: Të lumtë! Ne jemi me ty!

Djali shqiptar në Greqi, që vrau babanë e tij pasi abuzonte seksualisht me fëmijët e vet, u prit me duartrokitje kur u dërgua në gjykatën e Zakinthos nga policia me pranga.

Sakaq një grumbull njerëzish para gjykatës së ishullit e kanë përshëndetur dhe me thirrje kanë shprehur mbështetjen për të dhe aktin e tij, shkruajnë mediat greke

I riu shqiptar është gjendur i befasuar nga mbështetja dhe thjesht ka vështruar, ndërsa përreth tij lëshoheshin thirrjet: Të lumtë! Bravo! Ne jemi me ty! Ne jemi krah teje!

26-vjeçari do të dalë nesër para hetuesit në orën 11:00.

Madje qytetarët e mbledhur për ta përkrahur thanë para kamerave se 26-vjeçari ishte njeri shumë i mirë, kishte qënë fëmijë i qetë, me një karakter që nuk shqetësonte kurrë dhe as provokonte tensione në shoqëri.

Mësohet se ai i kishte thënë Policisë greke se e vrau babanë pasi 70-vjeçari jo vetëm që kishte abuzuar seksualisht me të, por po abuzonte edhe me dy motrat dhe vëllezërit më të vegjël nga martesa e tretë, me një vajzë 10-vjeçare dhe një djalë 7-vjeçar.