Pritet të kandidojë për Bashkinë Shkodër, Valdrin Pjetri merr lajmin e keq

Megjithe promovimin qe po i ben vehtes ne keto jave te para te detyres se tij si prefekt i Shkodres, Valdrin Pjetri nuk arrin te kaloje sondazhin e pare te brendshem te socialisteve per kandidat te bashkise Shkoder. Mesohet se ai nuk ka kapur pragun e 50% ne sondazhin e pare qe e majta ka zhvilluar ne bashkine Shkoder mbi kandidatuten per kryetar te bashkise ne zgjedhjet e 30 qershorit.

Edhe pse Pjetri eshte arritur te njihet nga nje pjese e madhe e elektoratit, serish emri i tij nuk eshte bindes ne disa rajone te qytetit dhe ne pjesen me te madhe te njesive administrative, qe perbejne zonen rurale te Shkodres.

Burime per Shkodranews bejne me dije se Partia Socialiste do te zhvilloje edhe 3 sondazhe te tjera deri ne zyrtarizimin e kandidatures per kryetar te bashkise Shkoder, ku megjithate Pjetri mesohet se ka patur performance me te mire se ish zv/kryeministrja Mesi dhe disa kandidatura te tjera te perfolura nga e majta.

Nje nga anet e dobeta qe ka prefekti i ri ne sondazhe lidhet edhe me faktin se ai ka maredhenie te ngurtesuara me pjesen me te madhe te deputeteve, perfshire edhe kryesuesit e listes. Duket se keto te fundit nuk e kane pritur mire kete rol te marre nga Pjetri qe ndryshe nga paraardhesit, nuk ka qene nje ushtar i bindur i deputeteve. Deri ne finalizimin e ketij proçesi mbetet per tu pare se si do te shkoje kjo fushate e nisur prej socialisteve, qe megjithe problemet qe ka e djathta, nuk po arrijne te sigurojne terren./ShkodraNews

Lexo edhe: