Pritet vit i vështirë për Shkodrën/ Dritëhijet e një buxheti, si i hodhi ‘hi syve’ Voltana Ademi socialistëve

2020 parashikohet te jete nje vit i veshtire per bashkine Shkoder. Askush nga te zgjedhurit vendore dhe as keshilltaret e majte bashkiak qe u bene pale me Voltana Ademin nuk folen perse buxheti qe miratuan ne fundin e 2019 eshte me i ulet se ai i vitit qe kaloi. Ne te fundit buxhet qe miratuan PD ne bashkepunim me LSI ne fund te 2018-es, me 32 vota pro Shkodres i dhane 2.9 mld leke buxhet qe u implementua ne 2019, ndersa keshilli i majte kaloi per vitin qe kemi nisur sipas propozimit te Ademit dhe administrates se saj vetem 2.6 mld leke. Askush nuk tha gjysem fjale per kete shifer prej 3 miliarde lekesh me pak, arsyet e ketij trendi zbrites dhe shkaqet qe sollen kete realitet, kur cdo vit politika vendore e kombetare eshte ajo e rritjes se buxhetit qe perkthehet ne me shume investime ne terren. Kete vit nuk ndodh keshtu dhe Ademi ja arriti mjaft mire tu hedh hi syve keshilltareve te majte qe e votuan buxhetin ne bashkepunim me te, edhe me mire sesa ja ka votuar keshilli i djathte kryebashkiakes ne detyre Ademi. Shkodraneës ka hulumtuar per kete fakt dhe sipas te dhenave qe ka siguruar ka nxjerre konkluzionin se ulja ka ardhur nga performanca e dobet e Ademit dhe administrates se saj. Ne shume njesi vendore ajo ka deshtuar ne grumbullimin e te ardhurave dhe kjo ka sjelle ulje te parashikimeve. Gjithashtu politikat e dobeta vendore kane bere qe Shkodra te kete numer me te reduktuar biznesesh, e per pasoje kjo ka ndikim te drejteperdrejte. Paaftesia menaxheriale e Voltana Ademit ka bere ne te njejten kohe qe Shkodra te renditet nder qarqet me te dobeta ne investime dhe me me pak thithje investimesh si qeveritare ashtu edhe te huaja. Por me e rende sesa paaftesia e Ademit qe mbetet e testuar ne 4 vite per kete, behet heshtja e socialisteve qe votuan verberisht kete buxhet pa bere nje analize te tille dhe perse nga nje vit me pare jane kaq shume para minus. Dy jane shkaqet, ose shitja e tyre, ose padituria per ta lexuar kete buxhet ne te gjitha zerat e tij, qe rezulton nder me te dobetit e viteve te fundit./ShkodraNews