Probl.me tek Vllaznia para ndeshjes me Vorën

Ekipi i Vllaznisë do të luajë nesër sfidën e parafundit për fazën e dytë të kampionatit. Një takim që e gjen në fushën e lojës në 100-vjetorin e themelimit skuadrën shkodrane. Por, njëkohësisht në këtë festë të veçantë, skuadra ndodhet në Kategorinë e Parë.

Pavarësisht kësaj, kuqeblutë do të këkojnë vetëm fitoren ndaj ekipit të vendit të fundit. Por, nuk do të jetë krejt e lehtë ndaj këtij kundërshtari, pasi Vllaznia ka pasur ndeshje që ka hasur vështirësi në transferta.

Gjithashtu, për këtë takim trajneri Hasan Lika do të ketë dy mungesa të rëndësishme. Bëhet fjalë për kapitenin Gilman Lika dhe mbrojtësin Renato Malota. I pari vuan nga një dëmtim që në ndeshjen ne Kamzën për kupë, ndërkohë Malota ka ndjerë shqetësime në gjurin e djathtë dhe nuk është stërvitur me grupin. /ShkodraNews

Lexo edhe: