Problemi me çmimin e karburanteve, pse nuk ulet? Ahmetaj jep përgjigjen e prerë: Shumë mirë bëri Bode që…

Një problem me ndikim të madh në xhepat e qytetarëve shqiptarë është padyshim ai i cmimit gjithnjë e në rritje të karburantit. Sot edhe për ne, makina nuk është më luks, por domosdoshmëri, por kosto e madhe që ajo ka e bën shpesh të papërballueshme një mjet të tillë transporti për një familje me të ardhura mesatare.

Por ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj, në “Top Talk”, kur u pyet se përse në vendin tonë nuk ulet çmimi i naftës, tha:

“Taksa ka qenë te makinat dhe u rrit borxhi publik në kurriz të qytetarëve. Nga 74% është ulur në 64% sot. Ne nuk bëmë asgjë përveçse e morëm nga makinat dhe e çuam te nafta. Nafta është elastike, shkoi edhe 157 çmimi i saj. Në kohë të PD-së shkoi edhe 192 çmimi për shkak të tregut dhe strukturës. Ka vende që çmimin e naftës e kanë të pangarkuar nga taksa e qarkullimit. Maqedonia ka 500 euro taksën e makinës, ndërsa te ne është 120 mijë lekë të vjetra”, tha Ahmetaj.

Ish-ministri i Financave shtoi më tej se “Ridvan Bode e mori nga makinat dhe e futi te çmimi i naftës. Shumë mirë bëri sepse administrohet më mirë. Është ulur dhe rritur çmimi i naftës sipas tregut”.