Proces i ri, figura të vjetra/ Lulzim Basha ‘e nderon’ Shkodrën me të njëjtët emra të konsumuar



Pa surpriza por ashtu siç përflitej prej kohësh, Lulzim Basha ju dorëzoi në duar demokratëve të Shkodres një listë të ricikluar të figurave që prej 30 vitesh ngjiten dhe zbresin në karrige të ndryshme, për ti votuar si deputet. Emra që në fakt janë provuar në shumë drejtime, dihen kapacitetet e tyre dhe ajo se cfarë kanë dhënë si për jeten publike, ashtu edhe specifikisht për qytetin e tyre. Një zgjedhje e diktuar apo mungesë figurash, këtë e di më mirë vetë Lulzim Basha dhe produkti që ai i ka ofruar opozitës në gjithë këto vite, e aq më shumë në një qark si Shkodra, ku nga një bastion i djathtë ka ardhur duke u zbehur dhe sot nga 5 bashki që numëron, 4 prej tyre i qeverisin socialistët ku kanë arritur të jenë shumicë edhe në kohën që partia demokatike garonte dhe nuk ishte jashtë sistemit, siç po hyn këtë herë në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Përfaqësimi në listën Basha edhe këtë herë ju besua figurave që Shkodra dhe shkodranët i shohin prej 3o vitesh tu sillen aty, si uji i një “akuariumi” që nuk filtrohet dhe as nuk ka rrjedhë. Fatkeqësisht në një kohë kur vendi ka nevojë për nëj rotacion politik, e për alternativa të reja, njerëz që duhet të jenë një gur i fortë në politikën vendore dhe atë qëndrore, sërish përballemi me lista që kanë të njëjtën fytyre, që nuk shohin përfaqësimin real të elitave, por janë garanci për të fortifikuar karrigen kryetari i partisë. Mes emrave të përzgjedhur në shkodrën e demokratëve, vijnë edhe ata që i njihen si bashkëpunëtor të sigurimit, apo figura tejet të kontestuara që elektorati në vazhdimësi ka dalë kundër angazhimit të tyre në jetën publike. Mes 39 emrave që do të ketë në duar anëtarësia e qarkut Shkoder, duhet të dalin 11 emrat e listës për deputet të nesërm të kuvendit të Shqipërisë. Vota e 30 shtatorit do të të hidhet e më pas do të jetë firma e Lulzim Bashës që do të bëjë ekipin mes këtyre kandidaturave. Por pyetja që lind është po ajo, me cfarë imazhi dhe alternativa do t’u vijë sërish Basha në ofertë Shkodranëve, kur emrat janë po ato?