“Produkte që të marrin jetën”, gazetari denoncon v.rasësit e serave

Denis Dyrnjaja ka denoncuar një tjetër rast të një shalqiri të pangrënshëm.

Sipas tij, këto produkte prodhohen nga “vrasësit” e arave dhe serave dhe janë 100% të sigurta për të të marrë jetën.

Dyrnjaja përmes postimit të tij në Facebook kërkon të tërheqë veshin jo vetëm të “Autoritetit Kombëtar të Ushqimit”, por edhe të Ministrit të Bujqësisë, institucione këto që gjithnjë janë nën shënjestër sa herë ndeshemi me produkte të tilla, jashtë çdo standardi për t’u konsumuar.

Më poshtë statusi i plotë i tij:

Një kujtesë për Autoritetin Kombëtar të Ushqimit dhe Ministrin e Bujqësisë që e ka me merak produktin vendas që ta ruajmë dhe të mos i bëjmë antireklamë. Ja shiheni vetë çfarë prodhojnë “vrasësit” e arave dhe serave, produkte të mrekullueshme dhe 100% të sigurt për të të vrarë e për të të marrë jetën.

Në këtë kuadër mendova që t’i bëj reklamë një shalqiri super, sikurse duket ky nga pamja. Një pamje e mrekullueshme, aroma nuk ka të përshkruar. Dhe kështu miq janë po kaq të mrekullueshme, edhe domatet, kastravecat, qershijat, rrushi etj fruta e perime prej të cilave në trupat tanë, por sidomos të fëmijëve tanë po rritet shëndetshëm kanceri dhe ne çdo vit kemi 5500 raste shumica kancer i rectumit ose njohur ndryshe si kanceri i zorrës së trashë.

Bravo, Bravo, ushqimet që duam!