Projekti super ambicioz/ Ish-sulmuesi i kombëtares gjermane në stolin e Vllaznisë



Pas zyrtarizimit në postin e drejtorit sportiv të Matko Djarmati, një emër që ka luajtur në Superiore dhe e njeh mirë futbollin shqiptar, tek Vllaznia edhe posti i trajnerit është vendosur ti besohet një të huaji. Ai është Thomas Brdaric, 45-vjeçari gjerman i cili ka provuar të luajë si sulmues në Bundesligë me skuadrat e Bayer Leverkusen, Stuttgart dhe Ëolfsburg. Ai provoi të luajë edhe me kombëtaren gjermane gjatë karrierës së tij. 8 herë e mbajti veshur fanellën e 4 herë kampionëve të botës, duke shënuar edhe një gol. Brdaric ka nisur punën si trajner prej vitit 2009. Ai ka provuar disa aventura në futbollin gjerman, teksa ka drejtuar edhe Shkëndijën e Tetovës gjatë periudhës janar-maj të vitit 2017. Kroatin e presin në Shkodër, aty ku do të zbarkojë të enjten ose të premten.