‘Promovimi turistik’ i Ademit nën pushtimin e ko.ronavir.usit, por qytetarët i rrëzojnë gjithçka



Të promovosh turizmin me administratën! Kjo është strategjia që Voltana Ademi e promovon si sukses, në një kohë kur vendi po përballet me shifra në rritje të të infektuarve dhe grumbullimet po kërkohet të shmangen.  Sa për të plotësuar statistikat, ajo edhe këtë vit, në një periudhë tejet të vështirë ka zgjedhur të zhvillojë panairet që promovojnë sipas saj vlerat dhe produktet e njësive administrative. Por nëse hedh vështrimin në mënyrën e konceptimit të tyre dhe pjesëmarrjes, konstaton fare lehtë se janë të njëjtit personazhe në shumicë që lëvizin nga njëra zonë në tjetrën sa për foto e video, e asgjë më shumë. Rezultati final sic e shprehin edhe vetë fermerët është zero, pasi nuk ka më shumë shitje, apo më shumë të ardhura për to. E ndërsa këtë herë ishte në Gur të Zi, Ademi në rrjetin e saj social flet edhe për ndryshime të zonës dhe investime që kanë përmirësuar gjendjen e kanaleve kulluese, rrugëve e ujësjellësit, shërbimeve në tërësi. Por mjafton të shohësh poshtë videos që ajo shpërndan për të kuptuar realisht se sa është bërë, ku banorët e zonës e jo vetëm nuk hezitojnë t’ja rendisin në komente të pavërtetat që ajo artikulon. Madje një nga banorët i thotë se asnjë kanal kullues nuk është hapur por vetëm disa llampa janë vendosur në 4 vite për ndricimin e një segmenti të rrugës dhe asgjë më shumë. E një tjetër me ironi i drejtohet që Ganjola është bërë kryeqytet sipas investimeve të Ademit? Pjesa më e madhe e komenteve nuk vonojnë të fshihen nga Ademi dhe stafi i saj që menaxhon rrjetet sociale, por realiteti në fund të ditës është ai që prekin vetë banorët dhe jo ajo që prezantohet me bujë nga kryetarja e bashkisë.