Promovohet libri ” Jeta dhe vepra e Kolë Idromenos” nga Mark Zadeja

https://vimeo.com/324823945Tashmë publiku do të ketë në duar librin më të ri mbi jetën dhe veprat e Kolë Idromenos, nga autori Mark Zadeja, libër ky i cili u promovua me datën 9 mars 2019 në Bibliotekën “Marin Barleti” të Shkodrës.

Gjatë promovimit të librit “Kolë Idromeno”, (Jeta dhe Vepra, nga Botimet Fishta, fjalën e hapjes e moderoi drejtori i kësaj Bibloteke, Gjovalin Çuni, i cili ndër të tjera tha se “bibliotekës i shtohet edhe një libër me vlerë nga autori Mark Zadeja, i cili ka shkruar edhe libër tjetër, “Forca e mendimit”, me mendime origjinale të tij”.

Më tej fjalën e mori edhe autori i njohur, Xhahid Bushati, duke shtuar se “Kol Idromeno i fali talentin kohës së tij ndërsa shtoi se autori Mark Zadeja është nga ajo tipologji autorësh të këtij qyteti, që punojnë në heshtje, që pas shumë vitesh punë, kthehen në vlerë të çmueshme”.

“Ky libër vërteton më së miri fjalimin tim. Nga mënyra sesi është ideuar, konceptuar dhe ndërtuar, në çdo faqe lëviz drita e një jetë dhe ngjyrat e një jete. Ndërthurja e tyre bëhet harmonishëm , të fal emocion, nota poetike dhe filozofike.

Po të analizojmë metodën artistike të autorit të librit, do të kuptojmë se Zadeja i beson ligjërimit të tij. Një ligjërim i kujdesshëm, i saktë, i cili reflekton kulturë….. mendojmë se kultura është disaplanëshe”, tha Bushati.

Shkrimtari i njohur Fadil Kraja, në fjalën e tij, u ndal duke pohuar se ky është “një libër me vlerë, që i sjell lexuesit diçka të re të plotësuar me fakte dhe foto, dhe piktura të shfaqura për herë të parë. Jo vetëm kaq, por me librin e tij sjell frymë romantike të veçantë”.

Gjatë promovimit të librit, edhe piktori Skënder Strica shtoi se:
“Veç ky libër sjell detaje të Kol Idromenos në pikturë, fotografi, arkitekturë, etj. Që me vite më radhë fenomeni Kolë Idromeno është i lanun në harresë. Falënderojmë Mark Zadejën për vlerat e paçmura të këtij libri”, tha ai.

Filip Gurëziu, ish-kryetar i Bashkisë së Shkodrës, tha se “është diçka e re për publikun e Shkodrës kjo që autori Zadeja i dhuroi lexuesve me këtë libër”.

“Ishte një surprizë për mua nga ky libër, çka unë me përpara nuk e dija për figurën madhore të Kol Idromenos. Edhe një herë falënderojmë autorin për dhuratën e çmuar që na solli me këtë libër”, u shpreh ai.Fatbardha Mulleti (Saraçi), autore e disa librave, në fjalën e saj tha: Kjo u përqendrua më tepët për familjen time, me miqësinë familjare më tepër se 50-vjeçare të dy familjeve duke mos lënë pas dore për vlerësimin e librit të autorit Mark Zadeja. Dihet se familja Mulleti ishte persekutuar rëndë dhe dëbuar një sistemi Komunist. Një afrim i pashembullt midis dy familjeve tona që vazhdon edhe sot.

Paulin Uljka: “Shoqëruar gjatë vlerësimit të “Jeta dhe Vepra” , të Kol Idromenos, të autorit Mark Zadeja, disa poezi, të cilat do të botohen së shpejti nga Zadeja.

SHIKONI KETU VIDEON E AKTIVITETIT

Lexo edhe: