Prosti.tuta shqiptare shantazhonte të riun: Më ke lënë shtatzënë, dua 5 mijë euro që të mbyll gojën

E pazakontë, por e vërtetë!

Një prosti.tutë shqiptare 26 vjeçe është arrestuar në zonën e Astit në Itali.

Ajo ka tentuar t’i zhvasë një klienti të saj shumën e 5 mijë eurove.

Prostituta e shantazhonte italianin, duke i thënë se kishte mbetur shtatzënë si pasojë e marrëdhënieve seksuale.

Shqiptarja pretendonte se gjatë aktit seksual ishte çarë prezervativi.

Ajo i kishte dërguar edhe mesazhe ku shkruhej:

Më le shtatzënë, tani dua 5 mijë euro që të mbyll gojën.
Pas shantazheve të përsëritura, i riu italian ka bërë denoncimin në polici. Karabinierët kanë shkuar në zonën ku mblidheshin prostitutat dhe ka arrestuar shqiptaren.

Sëbashku me të janë zbuluar edhe 5 prostituta të tjera shqiptare, që nuk kishin lejen e qëndrimit.