Protesta e shtatë kundër qeverisë, opozita cakton datën dhe orën

Opozita ka caktuar datën e protestës së rradhës që do të mbajë në kryeqytet. Më datë 13 prill në orën 18:00, Partia Demokratike dhe partitë e tjera do të zhvillojnë protestën e shtatë kundër qeverisë.

Mësohet se ky vendim është marrë mbrëmjen e sotme, gjatë mbledhjes që Basha zhvilloi me drejtuesit e degëve të PD-së në rrethe.

Kolegji i Kryetarëve u mblodh nga kryedemokrati Lulzim Basha sot në orën 19:00 dhe mësohet që ky ishte vendimi i vetëm që morën.

Protesat e shtatë e opozitës do të mbahet përpara parlamentit teksa zhvillohet seanca plenare. Brenda këtyrë dy muajve opozita ka mbajtur 6 protesta kundër qeverisë, duke nisur që nga 16 shkurti. Ajo synon rrëzimin e qeverisë Rama, ngritjen e një qeverie tranzitore dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme.

Ndërkohë në Kongresin e PS-së kryeministri Edi Rama deklaroi se do të vijojë normalisht punën pavarësisht protestave. Rama gjithashtu sfidoi opozitën duke u shprehur se ka mundësinë e dialogut, dhe miratimit të të gjitha ndryshimeve të nevojshme për zgjedhje të lira. Nëse opozita fiton 1 bashki më shumë sesa PS, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme.

Lexo edhe: