Protesta e studentëve, reagim i fortë nga pedagogia

Pedagogia e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, Dhurata Shehri ka reaguar me anë të një postimi në ‘Facebook’ në lidhje me protestën e studentëve që po mbahen në të gjithë Shqipërinë.

Ajo ka dalë në krah të studentëve duke treguar edhe një herë që edhe pedagogët i mbështesin.

Ajo shkruan ‘Mbështetje për studentët sot, ndryshe, jemi ne ngelës në provim’!

Studentët janë në ditën e tretë të protestave, dhe arsyeja kryesore është vënia e pagesës për provimet e prapambetura.