“Protestë” edhe tek futbolli, FSHF merr vendimin për ndeshjet e kampionatit

Këtë fundjavë në Shqipëri nuk ka futboll. Ky është vendimi më i fundit i Federatës Shqiptare të Futbollit. Një vendim që vjen pas deklaratës së shoqatës së arbitrave për bojkot deri në rikthimin e policisë në stadiume.

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar të gjithë klubet shqiptare të të gjitha kategorive se nuk do të zhvillohen ndeshjet e programuara për fundjavën. Por, duhet theksuar se nuk dihet ende se sa do të zgjasë bojkoti i arbitrave dhe a do të ofrojë zgjidhje FSHF-ja.

Kështu, edhe takimi Vllaznia – Dinamo, i programuar për Kategorinë e Parë, për tu luajtur të shtunën në ora 15:00 në Shkodër nuk do të zhvillohet. Një ndërprerje e tillë e garës vjen pas dhunës së ushtruar ndaj arbitrit Hamiti në ndeshjen e Superiores Kamza – Laçi. /ShkodraNews

Lexo edhe: