PS bën 28 vjeç, Veliaj ka një mesazh të fortë për tradhtarët

Kandidati për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, ka uruar 28-vjetorin e Partisë Socialiste me një mesazh për zgjedhjet e 30 qershorit, që tani janë në diskutim, pas çdekretimit të datës nga Presidenti Ilir Meta.
Ai ka postuar disa foto nga hapja e fushatës para disa ditësh, edhe një bashkë me Ramën.

“Gëzuar Ditëlindjen @partiasocialiste_al 🎂🌹 – e vetmja forcë patriotike që ka provuar se nuk tradhëton kurrë vendin, se rimëkëmb ekonominë, se bën shtet 🇦🇱 e qytet si Tirana jonë 👫

E vetmja forcë qartësisht pro-🇪🇺 e pro-🇺🇸 sot për sot! Në #30Qershor voto PS @ediramaal Nr. 3️⃣0️⃣ 🗳🚀”, shkruan ai./ShkodraNews