PS kërkon shkarkimin, presidenti Meta bën lëvizjen e papritur

Presidenti Ilir Meta ka lajmëruar një konferencë për media ditën e sotme.

Në orën 16:00, Meta do të dalë në një konferencë për shtyp, në ambjentet e Presidencës. Konferenca vjen pas hapave të ndërmarra nga Partia Socialiste, se do të shkarkojnë Presidentin e Republikës.

Njoftimi i Presidencës:

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do të zhvillojë sot një konferencë për shtyp në ora 16:00, në ambientet e Institucionit të Kreut të Shtetit.

Ftohet media të jetë e pranishme, edhe me transmetim LIVE!

Ju faleminderit për bashkëpunimin!