PS Shkoder drejt mandatit të tretë me drita të fikura



Ka ardhur me “dore te hekurt” gjoja te reformoje strukturat e ti vere ne pune, por Ilir Beqajt dhe socialisteve shkodrane qe kerkojne mandatin e trete, nuk u ka rene ne sy qe shtepise i jane djegur llampat. Ka mbetur partia por eshte fikur “socialiste”, si per ironi te fatit, duke deshmuar se realisht socialistet prej disa vitesh edhe pse ne pushtet, ne Shkoder ngjajne te fikur, pa kryetar, pa struktura drejtuese, te perçare e me nje mori problemesh pak muaj perpara zgjedhjeve te 25 prillit 2021.



Beqaj dhe pjeses tjeter qe kane hapur dyert, nuk i kane mberritur syte deri atje lart, pertej gjatesise qe kane, pasi me siguri shpejtojne te hyjne koke ulur per te mos u perballur me qytetaret. Ne kohe normale per nje parti ne pushtet, selia do te duhej te ishte vendi ku jo vetem strukturat por edhe qytetaret te mund te trokasin per te shfaqur problematika e kerkuar zgjidhje, por ketu eshte rasti atipik qe partia nuk i zgjidh pune as vetes. Te kenaqurit e vetem ne kete mes jane kupola e Tiranes dhe drejtoret qe kane arritur te krijojne lidhjet me kryeqytetin.