PS  Shkodër ende pa ‘kokë’ edhe pas Kongresit, pse Rama ‘refuzoi’ Luan Harushën

Socialistët nuk ja dolën as në kongresin e partisë të zgjidhnin çështjen e Shkodres, që vazhdon të jetë një prej bashkive pa kryetar partie. Shkresa e dërguar nga kryesia e deges së PS Shkoder ku i kërkohej kryeministrit Edi Rama të komandohej në krye të deges deputeti Luan Harusha, nuk dihet se ku ka përfunduar. Ajo nuk eshte marre fare ne analizë për ti paraprirë diskutimeve, së paku atyre pa media. Askush nuk tha gjysëm fjale, por burime nga selia rozë thonë se kryeministri nuk ka qënë dakort me këtë propozim, duke theksuar se sipas statutit, deputetet dhe ministrat nuk duhet të jenë kryetar partie, prandaj Shkodrën do ta shqyrtojmë një moment tjetër. Edhe pse në këtë pikë, po të shihen qarqet e tjera, ka përjashtime, ku deputetet janë edhe drejtues. Megjithatë deputeti Harusha duket se betejën e parë për të patur direkt apo indirekt frenat e PS Shkoder, e ka fituar. Nga 5 anëtarët e përzgjedhur për në asamblenë kombëtare të PS, 4 prej emrave fitues janë dorën e tij, ndërsa vetëm një emer fitues rezulton pranë deputetes Senida Mesi, ç’ka tregon për influencën e fortë që deputeti ka ushtruar, në përgatitje për të marrë drejtimin e partisë. Nga 5 emrat, 4 janë të rrethinave ndërsa qyteti përfaqësohet vetëm me Brisela Kadinë. Blediana Nika, Gjin Brigja, Jetmir Lumaj, Violeta Staka janë të gjithë të njësive administrative. Briselda Kadia e zgjedhur anëtare e asamblesë së PS, aktualisht mban postin e anëtares te këshillit bashkiak Shkodër, e zgjedhur me 47 vota. Jetmir Lumaj është drejtor i Konviktit të Universitetit të Shkodrës. Sakaq mësohet se ai eshte kryetar i PS në Njësinë Administrative Postribe. Vilote Staka është drejtoreshë pranë Drejtorisë së sigurimeve shoqerore të qarkut Shkodër. Elsamed  Mukaj, i cili fitoi si përfaqesues i Malesise se Madhe, ka qenë një kandidatëve për kreun e FRESSH-it në 2016. Studenti i Shkencave Politike e ka nisur aktivitetin politik në Forumin Eurosocialist Rinor të Shqipërisë në moshën 16-vjeçare. Aktualisht ai mban postin e këshilltarit në kabinetin e kryetarit të Bashkisë Malësi e Madhe Tonin Marinaj dhe shihet si nje emer afer deputetit te zones, Paulin Sterkaj. Në Vaun e Dejës influenca mbetet e deputetit Tom Doshi, ndërsa Puka e Fushë Arrezi kanë një përfaqësim që më së shumti merr dritëhijet e drejtuesve vendore. Ditët në vijim duket se do të jenë vendimtare për të përcaktuar kryetarin e deges së Shkodres dhe për të zgjidhur ngërçin e Pukës, si dy bashki që PS i ka pa një titullar.