PS Shkodër në gjumë, Rama me dorë të hekurt, mësohet se…

Ndersa ne pjesen me te madhe te vendit socialistet kane nisur fushaten, ne Shkoder jane ende ne gjume. Dyert e mbyllura te partise dhe shperberja e deges lokale ka vene ne alarm edhe kryeministrin Rama, i cili me sa duket e ka kuptuar qe gjendja eshte me keq sesa e kishte menduar.

Burime nga selia roze bejne te ditur per Shkodranews se kryesocialisti ka vendosur te veproje me dore te hekurt qe nga te zgjedhurit ne kete qark qe jane deputetet e deri tek te deleguarit. Dy nga emrat qe sot perfaqesojne Shkodren ne kuvend pritet te mos e kene me kete privilegj ne 2021 thone te njejtat burime. Gjithashtu do te largohen te komanduarit e qarkut Arben Pellumbi, Musa Ulqini, pasi pritet qe kete detyre ta marrin te tjere emra ne PS, edhe pse Rama nuk ka perjashtuar mundesine qe Pellumbi te qendroje si i deleguar deri ne permbylljen e zgjedhjeve te reja.

Deri ne fund te korrikut eshte afati qe kryeministri u ka lene strukturave te veprojne per ti dhene drejtim situates ne Shkoder, ku do te mbahen zgjedhjet per kryetarin e ri te partise dhe pjesen tjeter te kupoles drejtuese. Pak muaj me pare ne situaten kritike qe ishte PS, anetaresia i propozoi kryeministrit emrin e Luan Harushes, por per kete propozim te bere edhe publik nuk pati qendrim nga Rama. Sot kur Shkodra ndodhet teresisht jashte kontrollit dhe hatermbetjet jane shtuar, kryetari i PS njeherazi kryeminister i vendit, sic duket e ka pare te arsyeshme te ktheje syte edhe ne kete bashki.

Duke ditur perplasjet qe jane shenuar edhe mes deputeteve, varianti per ta drejtuar degen njeri prej tyre, sic duket eshte pare e arsyeshme te mos pranohet, pasi kjo do te thellonte fraksionet e brendshme. Ne nje kohe kur Shkodres i ka larguar shume drejtori dhe vende te tjera pune po humben, selia qendrore e PS dhe vete kryetari Rama nuk do ta kene aspak te lehte te rikthejne ne shinat e funksionalitetit kete dege te partise./ShkodraNews