Pse dorëzimi i mandateve të opozitës është e keqja më e vogël!

Në një shtet demokratik, republikë parlamentare, siç e thotë edhe statusi zyrtar i Shqipërisë, patjetër që respektimi i mandatit është më e pakta për një deputet të saj. Ndaj s’ka asgjë të habitshme që dorëzimi i mandateve nga ana e opozitës, të mos mirëkuptohet nga z. Fleckenstein.

Njerëz si z. Fleckenstein e të tjerë kolegë të tij, sado me eksperiencë në politikë, nuk arrijnë ta fokusojnë perversitetin komunisto-skico-ritardiv të një njeriu si Edi Rama, të cilin e ndal vetëm dhuna.

Edhe pse termi duket pegjorativ, në fakt s’ka  atë qëllim dhe tenton të jetë realist.

Edi Rama ka shumë ndryshime për mirë nga parardhësit e tij, të cilët s’kanë qenë as më pak komunistë, as më pak psikopatë, perkundrazi disa prej tyre kanë qenë edhe më kriminelë se ai.

Biles ne jemi të bindur se Edi Rama në atë formën e vet mund ta dëshirojë shumë që Shqipëria të jetë vend më i mirë. Por halli është se si?

Si mund të arrihet deri aty?! Të qenurit psikopat 100%, nuk e lejon të ndajë pushtet me njerëz më të ditur se vetja, përkundrazi i imponon rrethimin  me servilë e injorantë, të vetmit qe i japin siguri në paranojat e tij. Jo se Edi Rama është injorant. Ai është njeri i artikuluar dhe shquhet për talent të jashtëzakonshëm në përdorimin e fjalës. Halli i tij nis kur mbaron leximi i problemit dhe vjen rradha e zgjidhjes.

Edi Rama ka mangësi të shprehur në aftësitë konjitivo- logjike. Ai është ngelës kur bëhet fjalë për llogari dhe një i paaftë në llogari s’mund të marrë vendime të sakta, aq më tepër në drejtimin e një shteti ku duhen kombinuar pafund të dhëna, për të nxjerrë rezultatin më të mire.

Tashmë është e qartë për këdo,  që këto vendime jo vetëm nuk i ka pikë të fortë, por i shtyn sa të mundet, duke ia lënë në dorë fatit apo gënjeshtarit të parë që ilustron zgjidhjen më të mirë, pikësëpari për xhepin e pushtetit. Pushteti vjen i pari,  i dyti dhe i treti në kokën e Edi Ramës, pastaj vijnë gjërat e tjera.

Imagjinoni vendin që zë në këtë listë, përdorimi me eficense dhe mirëmbajtja e aseteve të buxhetit, prioritetet dhe strategjitë, që duhen zgjedhur për të rritur besimin dhe kthimin në xhepin e qeverisë e qytetarëve. Apo kur atij i duhet të bëjë skuadrën e bashkëpunëtorëve për të drejtuar shtetin, mënyrën se si empatizon me ta kur iu ndan punët dhe mjetet që përdor për një feedback sa më realist.

Çfarë motivimi përdor për të inkurajuar vartësit, përveç sharjeve me rob shtëpie dhe shkallës së lëpirjes?

Me pak fjalë a lodhet kush ta imagjinojë rëndësinë që zë në kokën e Edi Ramës, kthimi i llafeve të shumta në vepra, perveç vjedhjes e abuzimit?

Fleckenstein and co, të dashur lexues, as ia ndjen për gjëra si këto dhe as kanë pse.

Ata mund të kuptojnë që Edi Rama është një njeri me ego të sëmurë, qe sot ka pushtetin dhe s’ka ndërmend ta dorëzojë. Që vdes dhe nuk e pranon dështimin, por si felinët, të cilët e hutojnë prenë para se ta vrasin, ai zgjedh fjalët, gjestet, manierat për t’ia hedhur edhe ne situatat më kritike.

Që zgjedh idiotët, kriminelët, burgaxhinjtë, latifondistët e hashashit, hajdutët, servilët për të drejtuar shtetin, por kjo pak rëndësi ka për Fleckenstein, pasi për te këta janë shqiptarët, kush më pak e kush më shumë. Ai s’ka nga ta dijë se Edi Rama zgjedh me katalog llumin e llumit të qeverisë me ta dhe se Shqipëria ka realisht njerëz më të zotë e të pastër se këta ordinerë që ai ofron. Ai ska si ta kuptojë që Edi Rama i ka makth të aftët, ndaj është specializuar në zgjedhjen e më budallenjve për kolegë, të cilët në fillim i marketon si njerëz të rëndësishëm të kombit, i përdor për firma, vjedhje, fshirje këpucësh e hundesh e në fund i hedh si fajtorë për të dalë vetë i pastër nga kjo sfidë, të cilën e quan përditë arritjen më të madhe të qeverisjes së tij. Ai është i bindur se kjo është Shqipëria që duam dhe s’ka ndërmend të ndalet derisa Shqipërisë t’i dalë tymi.

Patjetër që atëherë edhe Fleckenstein do të sensibilizohet, por këtu s’do të ketë ketë ngelur më këmbë njeriu, duke patur parasysh se çdo 13 minuta një shqiptar lë vendin. Shifër alarmante po aq sa Edi Rama në drejtim.