Pse ekonomia shqiptare është në krizë, specialisti jep përgjigjen e papritur

Anëtari i Këshillit të Agrobiznesit, Alban Zusi i ftuar në emisionin “Ekopolitikë”  në RTV Ora deklaroi se rënia ekonomike nuk ka rdhur për shkak të energjisë elektrike, apo projektit TAP, por për shhkak të shkatërrimit të euros, çka ka sjellë edhe uljen e investimeve.

Zusi: U vela duke dëgjuar që sidomos këto muajt e fundit rënia ekonomike ka ardhur nga TAP-i dhe nga energjia elektrike. Jo more zotëri rënia ekonomike ka ardhur sepse të gjithë eksportuesit nuk po fusin më para në treg. Për shkak të rënies së euros, shkatërrimit të saj. Eksportuesit kanë ulur nivelin e investimit. Flas për 2018, por që po reflektohet tani. E kam thënë që në shkurt, që kjo rënie e euros, dëmtimi i eksporteve  do t’i japin shenjat e para në shtator, tetor dhe tani spao doli raporti i INSTAT që në tremujorshin e fundit ka pasur rënie.