Pse është mirë të bëni s*ks që në takimin e parë me të, arsyet do t’u habisin, por a e bëni dot?!

Keni menduar se të pasurit marrëdhënie seksuale që në takimin e parë e step partnerin për të kërkuar takime të tjera apo për të nisur një lidhje me ju?

Ekspertët britanikë thonë se duhet ta mendoni edhe një herë, pasi nuk rezulton kështu…

Ata shprehen se kontakti fiz8ik, të ndjerit të nxehtësisë dhe kontakti me djersën e trupit të partnerit, mund të ndihmojë në fillimin e një marrëdhënie dhe lidhja mes dy personave bëhet shumë më e fortë.
Një ekip psikologësh kanë gjetur se dëshira seksuale mund të luajë një rol të madh jo vetëm në tërheqjen e partnerëve me njëri-tjetrin, por edhe në nxitjen e një bashkëveprimi të duhur mes tyre.

“Seksi mund të ndikojë në thellimin e lidhjes emocionale midis të huajve”, thotë autori kryesor i studimit Gurit Birnbaum, një psikolog social dhe profesor i asociuar i psikologjisë në IDC Herzliya.
“Kjo është e vërtetë për burrat dhe gratë. Seksi i motivon qeniet njerëzore të lidhen”, thotë ai.

Studimi, i kryer nga ekspertë të Qendrës Ndërdisiplinore Herzliya me qendër në Izrael dhe Departamentit të Psikologjisë Klinike dhe Sociale të Universitetit të Rochester-it, shqyrtoi marrëdhëniet heteroseksuale.
Në kundërshtim me besimin popullor se burrat kanë më shumë gjasa sesa gratë për të inicuar marrëdhëniet kur janë të eksituar, ata kanë gjetur se të dyja gjinitë kanë të ngjarë të duan të lidhen seksualisht.

Pjesëmarrësit u takuan me persona të rinj të seksit të kundërt në një takim ballë për ballë. Në katër studime të ndërlidhura, shkencëtarët zbuluan se dëshira seksuale mund të shkaktojë sjellje që mund të nxisin lidhjen emocionale gjatë këtyre takimeve.

“Megjithëse nxitjet seksuale dhe bashkëveprimet emocionale janë ndjenja të ndryshme, proceset evolutive dhe shoqërore kanë mundësuar që njerëzit të jenë veçanërisht të prirur për tu bashkuar romantikisht me partnerët të cilët i tërheqin seksualisht”, thotë bashkëautori Harry Reis, profesor i psikologjisë dhe profesor i dekanit në Arte, Shkenca & Inxhinieri në Universitetin e Rochester.

Profesor Birnbaum pasi mori në shqyrtim më shumë se 100 çifte, arriti në përfundimin se sjellja jonë seksuale është e dizajnuar që të na bëjë të riprodhohemi.

Studimi arriti në përfundimin se përjetimi i dëshirës seksuale midis të huajve të panjohur, mund të ndihmojnë në kultivimin e afërsisë personale dhe lidhjes.

Prof Birnbaum përsërit: “Dëshira seksuale mund të luajë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e marrëdhënieve.

“Është magnetizmi që i mban partnerët së bashku për një kohë të gjatë për një lidhje lidhëse.”, shton ai.