Pse Franca nuk do hapjen e negociatave të Shqipërisë? Flet ambasadorja Vasac

Ambasadorja franceze në Shqipëri Christine Vasac gjatë vizitës në ekspozitën e fotografi Roland Tasho, në Korçë, ka dhënë një prononcim për mediat dhe ka folur për situatën në Shqipëri.

“Një diplomat i huaj nuk mund t’i japë një zgjidhje kësaj situate, por njerëzit e këtij vendi meritojnë një zgjidhje të arsyeshme”, tha ajo.

Sipas Vasac Franca nuk është në parim kundër integrimit të mëtejshëm të Shqipërisë.

“Përsëris mendimin e presidentit francez Emmanuel Macron. Ideja është që duhet ndërmarrë iniciativë që të gjendet një mënyrë e re e funksionimit të BE, si për anëtarët , ashtu edhe për vendet jo-anëtare. Franca thjesht ka një qasje të re. Franca nuk ka qenë asnjëherë kundër. Ka thjesht disa interpretime jo të sakta nga njerëz, që nuk korrespondojnë me të vërtetën. Dera është e hapur. Mirëpo duhet qësë pari reformat të vazhdojnë e të ketë rezultate konkrete. Nuk mjafton vetëm miratimi i ligjeve, por edhe zbatimi i tyre. Kjo kërkon vullnetin e të gjitha forcave politike në Shqipëri”, tha Vasac.