Pse heshtin “profesorët e rinj” të politikës në Shkodër?

A do ta mbeshtesin propozimin e Lulzim Bashes per djegie mandati te gjithe deputetet dhe aletatet e tij, apo kjo ishte vetem nje shashke e hedhur sa per te lare duart?! Ne fakt kjo eshte nje pyetje qe natyrshem shtrohet prej drekes se te dieles kur Basha ne konferencen per shtyp hodhi kete propozim, deri diku surprize edhe per skeptiket politik. Burime per “Shkodranews” nga kryesia e partise demokratike kane bere me dije se shume zhurme eshte krijuar ne keto ore ne radhet e deputeteve te djathte.

Nje pjese e tyre madje qe ne momentin e pare jane shprehur kunder dhe nje gje te tille do ta deklarojne edhe ne mbledhjen e grupit parlamentar. Teza e tyre eshte e qarte dhe e prere, qe opozita e forte te behet me protesta deri ne largimin e qeverise dhe reagim te forte ne kuvend! E ne fakt ajo qe cuditi me shume ne kete mes ishte heshtja edhe e atyre qe jane quajtur ndryshe “profesoret e rinj” te politikes, apo ata qe nuk kane lene teze pa hedhur e opinion pa bere.

Ne kete rast heshten duke mos thene qofte edhe nje fjale te vetme, mbeshtesin apo jo qendrimin e kryetarit. I vetmi qe foli nga deputetet e qarkut Shkoder ishte aleati Nard Ndoka i dale nga lista e PD. U shpreh pro kesaj teze por kerkoi qe Basha ta konsultoje edhe me aletatet. Per çudi kryesuesit e listes se qarkut su ndjen, qofte profesori Romeo Gurakuqi e qofte deputetja e re Ulqinaku. Sidomos kur flitet per Gurakuqin qe eshte mjaft aktiv ne facebook dhe prek cdo teme, ky do te ishte rasti me i mire te shprehej nese eshte apo jo i gatshem te lere mandatin, e te vijoje opoziten e forte kunder kesaj qeverie.

Sepse historikisht kryesuesit e listave kane qene ata qe kane prire ne alternativa, kane bere pjesen me te forte te opozites dhe i kane dale ne balle luftes politike. Jane keto momente qe ne fakt e diferencojne edhe politikanin e vertete ate te karrieres me te rinjte qe luftojne per karrige. Per fat te keq heshtja flet shume sic e thote nje shprehje e vjeter, e ne kete rast po tregohet se me fort duan karrigen e pushtetit personal sesa interesin kombetar./ShkodraNews