Pse ke ardhur me xhinse, Çani vë në siklet të ftuarin, por merr përgjigjen që nuk e priste

Analisti i njohur Mustafa Nano ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin televiziv te Arian Canit, “Zonë e lirë”.

Por sic ai njihet per tipin sportiv, edhe dje kishte zgjedhur të vishej me xhinse dhe bluzë.

Mirëpo detaji i xhinseve të grisura nuk i shpëtoi Çanit i cili iu drejtua Nanos: Para se të fillojmë… Përse ke ardhur me xhinse të grisura sot te emisioni im? Me këto xhinse ti nuk shkon asnjëherë tek emisioni jot.

I vënë në siklet Nano u përgjigj se “Zonë e Lirë” të lejon të vishesh edhe me breke dhe kanatjere.

“Emisioni jot të jep shansin të jesh vetvetja sepse është emision sportiv, një nga arsyet se përse vij këtu kjo është. Këtu mund të vish edhe me brekë dhe kanatjere”, tha Nano.