‘Pse më le rrugëve? Mbajte vetëm njërin nga ne’. Ermali bën konfuz fansat, i shkruan mamasë së Ledrit



Mamaja e Ledri Vulës, Xheraldina, ka publikuar në Instagram disa foto. Në një prej tyre ajo shfaqet me syze dielli dhe një kapele të kuqe mbi kokë, siç mund ta shihni më poshtë:



Vëreni diçka në foto? Ermal Mamaqi po! Ngjashmërinë e tij të madhe me mamanë e Ledrit në këtë foto! Madje, ai e ka ripostuar pozën e Xheraldinës në profilin e tij në Instagram, ndërsa krahas saj shkruan: “Jam xheloz që Xheraldina (mami Ledrit) e ka bërë Ledrin aq të bukur, kur në fakt unë i ngjaj më shumë asaj se mamit tim.”



“Vdiqa! Ti s’je tamam”- i shkruan mamaja e reperit duke qeshur, ndërsa Mamaqi vazhdon: “Pse më le rrugëve? Pse mbajte më të bukurin nga ne?”- duke na shkrirë së qeshuri të gjithëve!