‘Pse na e more o Zot, sot duhet të festonte me ne’, dhimbje e madhe pas a.ksidentit në Kavajë

Një aksident me bilanc jo të lehtë u shënua mbrëmjen e të martës në Kavajë.

Dy të rinj në makinë humbën jetën dhe nëna e dy vajzave që po kalonin rrugën të treja së bashku. Vilson Cara që sot duhet të festonte 24-vjetorin, do prehet në banesën e fundit sot.

Në Facebook nuk kanë munguar ngushëllimet për të.

“Pse o zot Pse na jep kete goditje kaq te madhe Pse na e more ne lule te rinis sot ishte ditlindje e tij duhet te festonte me ne… por jo ti e doje djalin me te mir per vete dhe na le me lot ne syt u prefsh ne paqe vellai im do te jesh gjithmon ne zemren dhe mendjen ton..nuk mund ta besoj qe nuk je me ne”, shkruan i afërmi i i tij.