Pse nuk e lë Marinën të rikthehet në tv? Getoar Selimi jep lajmin e bukur, flet për herë të parë për shtatzëninë

I ftuar mbrëmjen e te shtunes në Xing me Ermalin, Getoar Selimi ka folur mbi gjithçka kemi pasur kuriozitet të gjithë të dimë këtë periudhë që ai ka qëndruar larg intervistave e emisioneve.

Geti foli për përçarjen e Babastars, sherret me grupet e tjera, por sigurisht edhe për jetën private dhe bashkëshorten e tij Marinën.

Gjatë intervistës Geti ka dhënë lajmin e bukur se ai dhe Marina kanë menduar të bëhen me fëmijë.

I pyetur nëse kanë menduar të bëjnë një trashëgimtar, Geti u përgjigj: “E kemi menduar, derisa të vijë”.

 

Kjo është hera e parë që Geti flet për këtë pjesë pasi si gjithmonë ai është treguar shumë diskret për jetën private.

Pas përfundimit të “C’est la vie”, moderatorja shumë e dashur për publikun, Marina Vjollca i ka munguar ekranit prej më shumë se një viti. Gjatë kësaj kohe është përfolur shpesh se Marina do rikthehej me emision të ri, po kjo nuk ndodhi dhe shkak u tha se ishte bërë Getoari.

Në “Xing me Ermalin”, Geti u shpreh se arsyeja pse Marina nuk po rikthehet është fakti se ajo është shumë selektive.

“Na ka dalë nami kot por nuk është ashtu. Unë me Marinën jemi tipa njësoj në këtë pikë prandaj e kemi gjetur njëri-tjetrin. Ajo është tip që zgjedh, e ka të vështirë të vendosë, ka atë kokën e vetë”, u shpreh Geti.