Pse nuk e shkarkon Ilir Metën? Edi Rama jep përgjigjen që s’pritej

Kryeministri Edi Rama është i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin Zonë e Lirë të Arian Çanit.

Kur moderatori e pyeti se pse nuk e shkarkon Ilir Metën, kryeministri u shpreh se presidenti kërkon 2/3 e kuvendit për ta shkarkuar, ndaj duke ditur se nuk mund ta shkarkojnë “po bën çfarë të dojë”.

Pjesë nga biseda:

Pyetje: Pse nuk e shkarkon Ilir Metën?

Edi Rama: Shkarkimi i presidentit kërkon dy të tretat e Kuvendit, kjo është logjika që përdor Ilir Meta në këtë fazë. “Mua nuk më shkarkojnë dot dhe unë bëj çfarë të dua”. Faktikisht mund të bëjë çfarë të dojë, për turpin e tij, duke turpëruar institucionin e Presidencës, del komplet nga shinat dhe sillet si të ishte kryetar i LSI-së në ditët më të këqija.

Dhe nëse Ilir Meta synon të drejtojë opozitën dhe nëse ka vendosur të drejtojë Presidencën si një çizme rezervë, ai ka të drejtë ta bëjë. Por unë sot po e them: Nuk kam ndërmend të hyj në një konflikt institucionesh.