Pse Rama e su.lmoi sot Teatrin e Kukullave? Drejtori i shkarkuar para dy ditësh, sot kandidat i PS për kryetar bashkie

Sot, kryeministri Edi Rama duket se vuri në shënjestër edhe godinën e Teatrit të Kukullave, e cila ndodhet në qendër të Tiranës dhe pranë selisë rozë.

Në një takim elektoral me kreun e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Rama tha se kryeqytetit i duhet një tjetër Teatër Kukullash, pasi ai aktuali nuk ka kapacitet dhe se sipas tij infrastruktura lë për të dëshiruar.

Por, pse Rama e sulmon sot situatën e këtij teatri dhe jo deri dy ditë më parë kur drejtor ishte Erion Isai, i cili aktualisht është kandidat i Partisë Socialiste për bashkinë e Kolonjës.

Dy ditë më parë, Isai u lirua nga detyra që mbante me vendim të Këshillit të Ministrave, pasi kandidon në zgjedhjet e 30 qershorit.

Lidhja politike e Isait me Partinë Socialiste u konfirmua në maj të 2018-ës kur u emërua nga Këshilli i Ministrave në pozicionin e drejtorit të Qendrës Kombëtare tё Kulturës për Fëmijë dhe Teatrit tё Kukullave.