‘Pse u shite miku im?!’ Robert Ndrenika reagon ashpër pas deklaratës së aktorit të njohur

Aktori i mirënjohur Guljelm Radoja, në lidhje me çështjen e nxehtë të Teatrit, iu drejtua kolegut të tij, Robert Ndrenika, edhe pse pa emër, i cili qe një nga nismëtarët dhe figurat simbol të mbrojtjes së Teatrit deri në ditët e fundit të korrikut.

Asokohe, së bashku me kolegë si Arben Derhemi apo Alfred Trebicka, ranë dakord për ndërtimin e një teatri të ri, po në këtë hapësirë, me kushtin se nuk do të prekej asnjë centimetër tokë.

“Një nga kolegët e mi i tha dikujt se ‘unë shkela mbi dinjitetin tim’. Pse shkele? A ka gjë më të madhe se dinjiteti? Secili prej nesh kur lan faqet në mëngjes shikon veten dhe thotë një fjalë: Ç’bëra dje?! Sa dinjtioz qeshë dje. Pse isha qesharak dje dhe lashë të shkelet mbi dinjitetin tim. Për çfarë? Përse u shite miku im?! Përse u shite kolegu im? Çfarë pakti bëre me djallin, që shkele mbi dinjitetin?”- tha aktori.

Në lidhje me deklaratën e kolegut të tij, “Panorama” ka kontaktuar mbrëmë aktorin Robert Ndrenika, i cili ka pohuar se është në një gjendje jo të mirë shëndetësore. Nga ana tjetër e telefonit dëgjohej kolla e aktorit, që herë pas here e pengonte të fliste.

“Të më falni, por nuk jam mirë me shëndet. Nuk jam mirë. Unë kam bërë disa deklarata më parë, ja merrni ato. Sot e kishin shkruar në një gazetë njërën”, thotë Ndrenika.

Për fjalët e kolegut të tij, që në njëfarë mënyre e akuzon se u lejua të manipulohet nga politika, ai shprehet:

“Mendon se jam shitur?! Epo mirë, le të mendojë ashtu. Por a mund të më thotë se me se jam shitur?! E pra, kam marrë para. I thoni që kam marrë nja 200 mijë euro”, thotë me ironi Ndrenika.

Lexo edhe: