Publikohen pamjet nga Dhërmiu, forca policore në ndjekje të…



Në një kohë që për shkak të situatës nga koronavirusi qeveria shqiptare ende nuk ka prezantuar strategjinë si do bëjmë plazh këtë vit, nga ana tjetër ka qytetarë të paduruar që i janë drejtuar bregdetit kur moti ka favorizuar të bësh banjo dielli.



Këta të fundit janë përballur me policinë e cila është angazhuar të mos lejojë asnjë qytetar të futet në det.



Në foton më poshtë, publikuar nga ish kryeministri Sali Berisha, shihet se si Policia i afrohet disa qytetarëve që marrin rreze dielli në breg të detit. Foto sipas Berishës është bërë në plazhin e Dhërmiut.

dhermi plazh berisha

“Shikoni narkopolicet se se ndjekin qytetaret ne plazh ne Dhermi.Turp! sb”, shkruan Berisha.