Publikohet denoncimi: Ja çfarë i bën Voltana punonjësve të bashkisë

Voltana Ademi nxjerr me force dhe kercenime te forta punonjesit ne proteste. Permes listave sipas drejtorive ajo vijon te percaktoje numrin e punonjesve qe duhet te dalin ne shesh, per te protestuar kunder qeverise.

Ne redaksine e Shkodranews ka mberritur nje prej denoncimeve te shumta qe lidhet me formen e shemtuar qe Ademi do te tregoje forcen e saj dhe te “rrise” pushtetin ajo tek Lulzim Basha, per tu shitur per nje mandat te dyte, gjithmone nese opozita do te hyje ne zgjedhje.

“Mirembrema, une qe po ju shkruj jam nje punonjes i institucioneve te varesise se bashkise. Jemi duke u kthy per Shkoder dhe kena marr hatane. Te lagun e te plevitosun, sepse me detyrim na caktunen me shku ne proteste sot edhe pse kena ken edhe te shtunen. Nuk pyet askush a kena familje, a jena ne gjendje me e perballu ose jo, vetem na thojne ose me shku ose me humb vendin e punes. Ju lutem anonim por nxjerreni qe tu dalin boja se si me force dojne me mbush sheshet. Jena ba si mos me keq, askush nuk pyt per ne”, perfundon denoncimi i qytetarit, i cili qartazi tregon edhe njehere tjeter formen diktatoriale se si Voltana Ademi drejton bashkine dhe te gjitha institucionet qe ka ne varesi.

Ky nuk eshte rasti i pare qe kryetarja e bashkise Shkoder vepron ne kete forme pasi edhe ne protestat e shkuara kane ardhur me dhjetra denoncime ne lidhje me formen se si ajo detyron protestuesit te shkojne ne tubimet e opozites.