Publikoi imazhet e familjarëve të vajzës nga Kavaja, befason Spiropali me deklaratën

Mbrëmjen e sotme, ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ishte e ftuar në emisionin Real Story të Sokol Ballës.

Ajo foli lidhur me rastin e vajzës nga Kavaja dhe gjithë kohës mundohej duke e çuar bisedën në terma të përgjithshëm dhe duke ia hedhur fajin ish kryeministrit Sali Berisha dhe opozitës për bërjen e ngjarjes publike.

“Berisha ka folur pasi janë ndaluar djemtë. Strategjia e Sali Berishës dhe opozitës është kjo. Nuk është hera e parë dhe as e fundit”,tha Spiropali.

Sipas saj ajo u detyrua nga sulme e njëpasnjëshme të opozitës. Këto çështje duhet t’i lihen institucioneve.

“Refuzoj të flas më tepër rreth kësaj çështjeje”,-tha ndër të tjera Spiropali.