Punimet skandaloze në rrugën e Thethit, denoncimi që tregon me fakte se ç’po ndodh



Një tjetër denoncim për punimet skandaloze në rrugën e Thethit ka ardhur nga ish këshilltari bashkiak dhe banori i zonës Mark Rupa. Me foto ai dëshmon cilësinë e dobët të punimeve si dhe faktin që afati i premtuar i përfundimit është tejet i largët, pasi nëntori po mbyllet. Rupa kërkon të merren masa urgjente për të mos njollosur Alpet e Shqipërisë.





“Rruga e Thethit, se shpejti rruga më e keq ndertuar ne Shqiperi! Nje shemtire, nje gunge kanceroze ne lendinat e virgjera dhe malet krenare te shqiptarise! Plage injorance ne zemren e nje perle alpine, derdhje betoni permes ekosistemeve te rralla natyrore, kanioneve, ujvarave, lumit te kristalte, majave te maleve dhe peisazheve mahnitese.

Tapet i shkyer prane monumenteve, memorialeve dhe varrezave te njerezve te medhenj, dikur vizitore te huaj, qe frymezimin nga e vecanta shqipetare e gjeten aty. Nje ere e qelbur papergjegjesie “alla Tiranase” qe mbyll dritaret dhe dyert e kullave shekullore gjithmone me shpirt te sinqerte e zemer te hapur. Forma me e mire per te larguar qindra e mijera turiste te huaj qe vizitojne Thethin ne nje vit.

U be nami me reklama per studion e famshme Italiane qe projektori Stadiumin Air Albania, u krekosen me materialet e ndertimit gjermane, e gjitha u be per nje Kulle. Ndertimin e rruges drejt shume kullave po e ndjekin punetoret e krahut, piketimin e rruges e ben traktoristi, dallaveret behen me telefon.

Po ndaj me ju disa foto nga muret mbajtese, bordurat e denja per Laprak dhe tuneli “panoramik” (pa asnje funksion), pune e vitit 2020 ne rrugen Qafethore – Theth. Te nderhyhet ne kete rruge, eshte turp, simptoma me e rende degradimit profesional dhe menaxhimit te fondeve publike. Merrni urgjentisht masa, mos i njollosni alpet tona te bukura!” /ShkodraNews