Punonjësi i burgut të Shënkollit humbi jetën në aksin Shkodër-Tiranë, reagon policia e shtetit

Njoftim nga DPQ Lezhe:

Lezhë-Informacion paraprak

Në autostradën Lezhë-Laç, në vendin e quajtur kryqezimi i Spitenit, mjeti me drejtues shtetasin Z.Sh., banues në Laç është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin A.B,37 vjeç, banues në Lezhë, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.