Punonjësi i m.o.rgut rrëfime t.r.onditëse: Dikush thirri në dhomën e k.u.f.omave, gjeta një plak që po hapte derën



Rrëfimet nga m.o.rgu i spitalit janë jashtëzakonisht interesante, ndonjëherë edhe të f.rikshme. Ymer Ibishi, zyrtar në spitalin e Gjilanit, pjesën më të madhe të kohës së tij e kalon në shtëpinë ku nuk frymon njeri tjetër pos tij, brenda atyre mureve që njihen si shtëpia e të v.dekurve.



Banorë të kësaj shtëpie kanë qenë persona të moshës prej 5 ditësh e deri në 93 vjeç, nga të gjitha nacionalitetet dhe besimet fetare. Qëndrimi më i gjatë në m.o.rg ka qenë tri net. Në raste të tilla, zakonisht pritet ardhja e familjarëve nga bota e jashtme, sidomos kur ata janë larg, si në Australi, SHBA e gjetiu.



Në botë njihen raste të rikthimit në jetë të personave të “v.dekur”. Ibishi nuk ka pasur ndonjë përvojë të tillë, por ka pasur momente tjera interesante. Atij i ka ndodhur që të dëgjojë zilen e telefonit në dhomën e të v.dekurve.

Për një moment, nuk e ka kuptuar se çka po ndodh dhe si është e mundur që nga “komora” të vije zilja e telefonit. Kur është afruar te personi i v.dekur, ka kuptuar se telefoni po binte në trupin e të v.dekurit.

“Nuk e mora telefonin për ta hapur, sepse nuk doja t`i lajmërohesha dikujt të panjohur nga m.orgu i spitalit. Ndoshta ai që telefononte ende nuk e kishte marrë lajmin e hidhur”.

“Me duart e mia ia kam hapur dyert e m.orgut një personi të gjallë”, rrëfen Ibishi, ndërkohë që nis dhe e tregon rastin, percjellë Indeksonline.

“Unë dola jashtë për të pastruar pak ambientin përreth objektit dhe pas një kohe u ktheva dhe e mbylla derën, për të dalë deri në qytet, që t`i kryeja disa punë. Kur u ktheva pas një kohe, pashë se dorëza e derës së morgut, po lëvizte nga brenda. U habita. Askënd nuk e kisha lënë brenda kur dola. Nuk kishte as k.ufoma në m.org atë ditë. Mendova se diçka po ndodh”.

Ymeri e vazhdon tutje rrëfimin. “Kur e hapa derën pashë një plak që po përpiqej të dilte. Më vonë, ai më tregoi se ishte futur brenda për nevoja të tij, pasi e kishte parë derën të hapur, duke mos e ditur se çka ishte ky objekt. Kur i tregova se kishte hyrë në m.org, aty ku rrinë të v.dekurit, ai desh u çmend”.

Në një rast tjetër, një vajzë të re, rreth 20-vjeçe, kishte ardhur për ta parë trupin e babait të saj, që sapo kishte v.dekur nga infarkti.

Ymeri kishte dyshime nëse duhej ta lejonte ta shihte, pa qenë ndonjë person më i vjetër me të, por ajo e kishte bindur se do të tregohej e fortë. Ashtu edhe ndodhi.