Punonjësit të bankës i zbulohet mashtrimi me kreditë, 49-vjeçarin e denoncon kunata pasi i bënte…



Një burre 49 vjeçar u arrestua pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës së tij. Denoncimi u bë nga kjo e fundit dhe policia thotë se në pranga ra shtetasi me inicialet I. S.,  banues në fshatin Mengël.



Sakaq, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi S. I., 62 vjeç, banues në fshatin Shëmrizë Pishaj, me detyrë oficer kredie pranë një banke në qytetin e Gramshit.



Kjo, pasi në periudhën 2010-2012, ky shtetas, duke shpërdoruar detyrën e tij, ka falsifikuar dokumentacionin dhe ka marrë kredi në emrin e shtetasit Z. B., banues në Gramsh.