“Punonte për një copë bukë që të mbante familjen e tij”, gruaja që pa gjithçka tregon për momentet e rënda

Kjo grua ka pare momentet kur 35-vjeçari nga Korca teksa ishte duke punuar në një ndërtesë humbi jetën dje.

Elvis Josifit iu këput vinçi dhe i ra në kokë.

Lidhur me ngjarjen e rëndë policia ka arrestuar dy persona, përgjegjësin teknik dhe manovratorin e vinçit.

Ndërkohë, Loreta Dardha banore e Korçës rrefen atë që ka parë.

“Dua të flas për atë moment. Nuk u kanë siguracion në punë. E morën për krahu dhe i merreshin mendtë, deri sa vajti në spital dhe morëm vesh që mbaroi.

Punonte për një copë bukë që të mbante familjen e tij”, shprehet ajo.