Punonte si picajol, sapo kishte dalë nga b.u.rgu. Kush është Romarjo që shpëtoi mrekullisht dje nga a.tentati

Objektivi i ngjarjes se djeshme dje ne Novosele, ka qenë 33-vjeçari Romarjo Alliraj.

Në drejtim të tij janë q.ëlluar të paktën 20 p.lumba, pasi kaq është numri i g.ëzhojave që hetuesit kanë evidentuar në vendin e ngjarjes.

33- vjeçari ishte duke udhëtuar nga Vlora në drejtim të Fierit në momentin e ngjarjes. Gjatë rrugës, në drejtim të makinës së tij është qëlluar nga një tjetër makinë, që po e ndiqte nga pas.

Policia nuk ka dhënë detaje rreth akuzave në të kaluarën, por dyshohet se atentati ndaj tij është bërë nga personat që ai ka mashtruar.

Alliraj, sipas policisë ka qenë i dënuar më parë për drogë, ndërsa ka edhe precedent për mashtrime.

Në makinën me të cilën udhëtonte Romarjo Alliraj, një “Volkswagen Golf”, nuk përjashtohet mundësia që të ketë qenë dhe një tjetër person, i cili mund të jetë larguar pas atentatit. Ndërkohë, Romarjo Alliraj u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku raportohet se nuk ka pasur asnjë dëmtim me plumba, pavarësisht se në drejtim të tij është qëlluar me të paktën 20 plumba kallashnikovi.

Pak pas ngjarjes, Policia ngriti postblloqe për kontrollin e zonës, por ende nuk ka asnjë të dyshuar të arrestuar.

Dyshimet janë se ngjarja mund të ketë lidhje me të kaluarën e 33-vjeçarit. Romarjo Alliraj punonte si picajol dhe rezulton se ishte i dënuar për drejtim të gabuar automjeti dhe kishte vetëm pak kohë që ishte liruar nga burgu.