Pushuesi i jep njoftimin b.ombë nga Himara, Rama i befasuar: Ashtu eee? Unë këtej s’kam parë…

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se nga aksioni i gjerë i qeverisë kundër informalitetit ishte zbuluar depozita me mall të fshehur në sasinë 76 mijë kilogram “kafe e pjekur” dhe ishte aktivizuar masa ligjore, me detyrim dëmshpërblimi shtetit sa 3-fishi i masës së pagesës.

“Lufta kundër abuzuesve vazhdon papushim dhe do të shtrihet në çdo magazinë doganore, për të gjitha produktet e “rënda” të akcizës”, shkruante Rama në postimin e tij.

Por teksa disa qytetarë nuk i ka bindur ende ky aksion që ka nisur qeveria shqiptare, shefi i qeverisë ka sqaruar disa prej tyre. Ja komentet dhe replikat: