Pyetja e fëmijëve që zuri ngushtë Ermal Metën, përgjigja e tij për të dashurat na habiti fare

Në mbrëmjen finale të “Në kurthin e Piter Pan”, i ftuari i parë special ishte artisti shqiptar me famë ndërkombëtare, Ermal Meta. I riu me origjinë në Fieri, eshte ngacmuar nga femijet kureshtarë edhe per sa të dashura ka pasur ne jeten e tij deri tani…

Çfarë ka Italia që nuk e ka Shqipëria?

Italia më shumë se Shqipëria ka vetëm makaronat. Ndërsa Shqipëria për mua ka një copë të zemrës, kam familjen.

Çfarë duhet të plotësojë një vajzë që të jetë gruaja jote?

Duhet të jetë shumë e ndershme dhe shumë autoironike. Bukuria nuk më intereson shumë, sepse ikën me shumë shpejtësi. Ajo që ngelet është bukuria e brendshme.

Sa të dashura ke ti, se kam dëgjuar se je njëçik mistrec?

Vetëm 1. Edhe një është e vështirë, imagjinoni dy.

A e ke lënë groshën e Fierit? …apo tani ha vetëm pasta, pica, makarona kështu gjërash ti?

Mua më pëlqejnë shumë fasulet. Por më pëlqejnë vetëm si i bën gjyshja ime ama, për të tjerat pastaj, të tjerat nuk më pëlqejnë