‘Qafsha të gjithë jam 100% i vërtetë’/ Jonida e bën lëmsh anglishten, Olti Curri e imiton

Intervista e fundit e Jonida Maliqit në Tel Aviv ka bërë xhiron e rrjetit ditën e sotme pasi teksa po fliste në anglisht u ngatërrua dhe nuk gjente dot fjalën e duhur.

Jonida po përpiqej të tregonte se nuk është fasadë dhe se ishte e vërtetë, por nuk po gjente fjalën e duhur në anglisht dhe e tha shqip.

Olti Curri ka vendosur që ta imitojë, duke bërë një video me çakmak për të treguar se është 100% i vërtetë.

“Jo, jo nuk jam fasadë, nuk jam fallco. Unë jam i vërtet, jam lëkurë origjinale. 100% lëkurë! Kë të zë be? Qafsha të gjithë. Provoje me cakmak”, shprehet Olti në video.