“Që pas v.dekjes së vëllait kemi pasur…”/ Dashamir Xhepa që v.rau kunatën për Shën Valentin, ja çfarë deklaroi



Prokuroria e Tiranës kërkoi burg përjetë për Dashamir Xhepa, i akuzuar për v.rasjen e kunatës së tij më 14 shkurt të vitit 2019.



K.rimi i rëndë ndodhi në muajin shkurt 2019, ndërkohë Xhepa u arrestua në një hotel në Peshkopi pak ditë pas ngjarjes.



V.iktima 49-vjeçare, Lirie Xhepa, nënë e 4 fëmijëve, u gjet e pajetë pranë kodrave të liqenit të Sharrës.

Autori i dyshuar, Dashamir Xhepa, ka thënë se me v.iktimën kishte konflikte të shumta për pronat që pas ndarjes nga jeta e vëllait të tij. Po ashtu, Xhepa është shprehur se 49-vjeçarja i kishte ulur reputacionin e familjes duke krijuar marrëdhënie intime me persona të tjerë në fshat.

“Që pas vdekjes së vëllait tim, me Lirie Xhepën kemi pasur konflikte të shpeshta për pronat tona. Ajo na kishte ulur reputacionin familjar, pasi krijonte lidhje intime me persona të tjerë në fshat, ndaj edhe e vrava”, është shprehur autori i dyshuar gjatë dëshmisë së tij.

Lirie Xhepa fillimisht është goditur me sende të forta pas koke, hekur ose gurë mëngjesin e 14 shkurtit. Më pas ajo është qëlluar me pistoletë nga një distancë e afërt, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Më pas 49- vjeçarja është qëlluar dhe dy herë në bark. Bashkëshorti i saj ishte ndarë nga jeta vite më parë, dhe 49-vjeçarja jetonte e vetme me dy fëmijët e saj.