‘Qelbet erë’, mjekët kërkojnë të ndërrohet prokuroria, por ja arsyeja që kanë

Dy mjekët e arrestuar pak ditë me parë, Viktor Marku dhe Besim Lama, kanë kërkuar përjashtimin e Prokurores Arjola Prençi dhe zëvendësimin e saj me një prokuror tjetër.

Në kërkesën e tyre për zëvendësimin e kësaj Prokurorje shprehen se veprimet e saj në raport me Klinikën ku ata punonin “qelben” era korrupsion.

Gjithashtu mjekët në kërkeseë argumentojnë se kanë mësuar se Arjola Prençi është bashkëshortja e ish-prokurorit të Pukës, Pëllumb Prençi, i arrestuar dhe dënuar me vendim të formës së prerë për korrupsion.

Në këto kushte, duke qenë se kanë humbur besimin tek kjo prokurore si e paanshme dhe e pavarur, gjë të cilën nuk e ka treguar deri tani sipas tyre, ata kanë kërkuar zëvendësimin e kësaj prokurorje me një prokurore tjetër.

Lexo edhe: