“Qeni që leh nuk të ha”, Rama tallet keq me protesten e Lulzim Bashës

Për herë të parë ka ardhur një koment për protestën e opozitës nga Kryeministri Edi Rama. Teksa ishte në Lezhë ai ka replikuar më një qytetar duke i thënë të mos ketë frikë nga 16 shkurti, se qeni që leh nuk të ha.

REPLIKAT

Qytetari: Mos ki frikë në datën 16.

Rama: Unë, joo!

Qytetari: Qeni që leh nuk të ha.

Rama: Mos ki merak fare, unë kam vetëm një shqetësim, jam realisht i shqetësuar për ata që i besojnë akoma këtyre realisht. Prindër, burra, gra, hiqi ata të baskisë, se  do çohet bashkia Lezhë komplet, apo bashkia Shkodër me Voltanën etj. Por realisht ka njerëz që sëkëlldisen dhe shkojnë pas tij.