Qentë endacakë paralizojnë qytetaren, prej 1 muaji gruaja nuk ngrihet nga shtrati

Kohët e fundit qentë endacakë janë shtuar ndjeshëm në çdo qytet të Shqipërisë, ndërsa në Fier duket se situata është kritike.

Anila Hoxha 47 vjecarja nga lagjja Sheq i Madh në Fier prej 1 muaj ka mbetur e paralizuar për shkak të sulmit të qenve.

“Më shqyen nga xhupi. U rrëzova. Nuk jam as për vete dhe as për gjë. Si puna ime mund të jenë edhe gra të tjera”, shprehet Anila.

Ky nuk është rasti i parë që qytetarët bëhen viktima  ndaj sulmeve të qenve endacakë.  Ata  kanë qënë dëshmitarë të rasteve kur qënë të kenë sulmuar fëmijë dhe të rritur  e ndërsa shprehin indinjatën e tyre për rrezikun që u kanoset çdo ditë.